20:08 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E kërcënuan me armë zjarri dhe i vodhën 4 mijë euro, policia arreston 3 persona (EMRAT)

21:32 | 13/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
E kërcënuan me armë zjarri dhe i vodhën 4 mijë euro, policia arreston 3 persona (EMRAT)

Pak ditë më parë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë, persona të pa identifikuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i vodhën 29-vjeçarit me iniciale A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh.

Policia e Vlorës, me anë të një njoftimi për media bën të ditur se ka arrestuar tre shtetas dhe ka shpallu në kërkim një tjetër.

Ndërkohë që materialet kanë kaluar në Prokurori, autorët akuzohen për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës!

Arrestohen 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit të datës 30.06.2017, ku bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh, Policia bën me dije se:

Nga veprimet hetimore intensive, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si më poshtë:

1-   Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).

2-   Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj.

3-   Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë” (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm.

4-   E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).

Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes më datë 30.06.2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi Marjo Bregu.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallëzim krimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 140, 25, 278, 302, 305 dhe 283/1 të Kodit Penal.

(SD.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: POLICIA VLORE
Pas

Rama futi babain e saj të ndjerë në “listën e zezë”, vajza: Fali ati im se nuk dinë se ç’bëjnë

Para

Arrestohen për drogë dy persona në Tiranë, mes tyre djali i dëshmitarit të dosjes “Hajdari” (VIDEO)

Para
Arrestohet shqiptari në Greqi i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohen për drogë dy persona në Tiranë, mes tyre djali i dëshmitarit të dosjes “Hajdari” (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.