Khaled Alkhateb, 25 vjeçar, është vrarë derisa ishte duke raportuar për operacionet e ushtrisë siriane kundër militantëve të Shtetit Islamik, në provincën Homs.
Russia Today, ka thënë se një nga korrespodentët e tij është vrarë nga predhat e militantëve të Shtetit Islamik në Siri.
“Russia Today shpreh me pikëllim humbjen e korrespodentit tonë”, ka thënë ky rrjet në një deklaratë në gjuhën arabe.
Ndërkohë ushtria ruse është duke mbështetur forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën gjashtëvjeçare kundër grupeve rebele dhe militantëve të Shtetit Islamik.
(S.SH/Shuplaka)