Ditën e djeshme kryeministri Rama në një dalje të tij ju kërkoi drejtorëve të spitaleve në vebd që të jepnin dorëheqjen. Zhvillim ky që u prit me reagime të forta në rradhët e botës së mjeksisë dhe jo vetëm.
Kështu deputetja demokrate e zgjedhur në Tiranë, Orjola Pampuri thotë se kjo është tallja e rradhës që po i bëhet sistemit shëndetësor në vend.
Ajo ka një pyetje për kryeministrin Rama: A nuk ishin këta drejtorë miqtë e tij katër vite më parë kur i emëroi.
Pampuri vijon më tej duke thënë se këta drejtorë nuk janë të vetmit përgjëgjës për gjendjen në të cilën ndodhet mjekësia në vend dhe se problemi duhet kërkuar dhe te autonomia që nuk u jepet spitaleve.
STATUSI I PLOTË I PAMPURIT:
Tallja e rradhes me sistemin shendetesor………
Tallje, dhe shoë e rradhes. Kete here shkarkimi i drejtoreve te spitaleve,…..thua do ta zgjidhe kjo dramen e shendetesise, thua do te kompensoje genjeshtren e madhe te shendetesise falas, do te riktheje fondet e levruara pafund per fasadat e spitaleve, te cilat brenda, sic ai vete e theksoi jane te rrenuara e pis??? Nuk besoj……madje nuk eshte fare e vertete.
Thua te jete faji i tyre pse gjithe Shqiperia dyndet ne QSUT?
A nuk i emeruat ju ne 4 vite keta drejtore? A nuk ishin ata miqte e miqve tuaj? A nuk permbushen ata interesat klienteliste? Po, po ata ishin……e nese i shkarkon perseri disa miq te tjere do te vendosesh, por problemi eshte qe nuk jane vetem ata ngerci qe shkakton dramen ne shendetesi, por sistemi i kalbur qe ndertove.
Sistem i cili ndertohet mbi autonomine spitalore dhe me gjere, pra ka te beje me decentralizimin e kopetencave, dhe jo me centralizimin sic bere ti deri me sot, ku edhe nje sanitare emerohej nga ministria e shendetesise. Sistemi funksionon si nje i tere dhe drejtohet nga menaxhere shendetesore dhe jo te nderhysh ti dhe miqte e tu sa here ju duhet te jepni koncensione. Sistemi u siguron spitaleve ne te gjitha qarqet profesionistet qe i nevojiten. Sistemi funksionon duke shfrytezuar cdo burim njerezor e infrastrukturor ne dobi te spitalit perkates. Sistemi u siguron paga dinjitoze mjekeve, infermiereve dhe personelit ndihmes.
Nje sistem i tille siguron nje sherbim dinjitoz per qytetaret, dhe motivon personelin shendetesor.
Ti i di mire keto, nderkohe qe flet per autonomi spitalore, vepron gjate gjithe kohes ne kundershtim te asaj qe thua. Por me shendetesine mjaft luajte ne kater vitet e shkuara, mjeket nuk ta falin kete, pacientet nuk harrojne…….
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post