Neymar ka qenë transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje në botën e futbollit. Braziliani kaloi nga Barcelona tek PSG për një shifër record prej 222 milionë eurosh dhe do të paguhet 30 milionë euro në sezon nga klubi francez.
E gjitha kjo u shikua si material i mirë për komikun boshnjak, Samir Alic, video e tij menjëherë u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ajo u bë lajm edhe të e përditshmja spanjolle Marca, shkruan Telegrafi.
Më poshtë videot ku ironizon Neymar, pastaj 2 tjerat me shqiptarët.
Alic pas luftës në Bosnje dhe Hercegovinë u shpërngul në Zvicër dhe aty filloi karrierën si humorist.
Në shumë skeçe të tij ai luan edhe rolin e shqiptarit (Bashkimit), e gjitha kjo pasi gjatë jetës në Zvicër ka njohur shumë imigrant shqiptarë.
Në shumicën e videove të tij ai i paraqet shqiptarët si persona me karakter të fortë, ndërsa më poshtë keni dhe dy skeçe të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=Pe-UacGzk3s&feature=youtu.be
(B.H/Shuplaka)