01:57 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sasi rekord droge në Australi, si u zhvillua operacioni në tre shtete dhe 17 personat e arrestuar

13:02 | 08/08/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sasi rekord droge në Australi, si u zhvillua operacioni në tre shtete dhe 17 personat e arrestuar

Policia australiane ka sekuestruar një sasi rekord droge, të përbërë nga 1.8 ton drogë sintetike e llojit ekstazi, 136 kg kokainë dhe ka sekuestruar 5.45 milionë dollarë në para të thata.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, qindra agjentë kanë kryer një seri bastisjesh ndaj figurave të njohura të krimit të organizuar në Sidnej dhe kanë arrestuar dy vëllezër nga Dubai, pronarë të një klubi të famshëm nate. 

Nënkomisari i policisë federale, Neil Gaughan deklaroi se agjentët kanë arrestuar gjithësej 17 persona në tre vende, konkretisht 9 burra dhe 1 grua në Sidnej, 5 vetë në Dubai dhe 2 në Holandë. 

Me operacionin e tyre, hetuesit kanë penguar që sasia e madhe e drogës, ku përfshihen edhe 15 kg metamfetaminë, të hynte në Australi, duke bërë që ajo të ndalohet në Holandë. 

Oficeri Gaughan tha se, aksioni policor ka këputur zinxhirin që ndërlidhte dy sindikata kriminale, që importonin sasi të mëdha droge dhe që pastronin miliona dollarë, duke u shkaktuar atyre një goditje të rëndë. 

Të paktën 570 agjentë policie u përfshinë në bastisjet e ditës së martë, që u shtrinë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holande. 

Kompleksi disa milionë dollarësh i klubit të natës King Cross, në pronësi të një prej kokave të këtij trafiku, John Ibrahim, u bastis nga agjentët pas arrestimit të dy vëllezërve të tij Fadi dhe Michael në Dubai. Gjithashtu u kontrolluan 32 banesa në mbarë Sidnejin.

Etiketa: australisasi rekord droge
Pas

“You‘ll never walk alone”, 50 mijë tifozë të Liverpulit i këndojnë skuadrës së tyre në Dublin (VIDEO)

Para

Perez tallet me Barcelonën: Po flasim për Realin, s’na i merr dot njeri yjet

Para
Perez tallet me Barcelonën: Po flasim për Realin, s’na i merr dot njeri yjet

Perez tallet me Barcelonën: Po flasim për Realin, s’na i merr dot njeri yjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.