Në jugperëndim të Norvegjisë rreth 400 objekte që datojnë që prej periudhës së Vikingëve janë grabitur në datat 11 dhe 13 gusht në muzeun e Bergen. Këto janë objekte me vlerë të kosiderueshme.
“Nëse objektet e vjedhura nuk kthehen, bëhet fjalë për grabitjen më të rëndë që prej 200 vitesh për një muze në Norvegji. Objektet, kryesisht të vogla dhe në metal, nuk kanë teorikisht asnjë vlerë. Dhe nuk është e mundur t’i shesësh në tregun ligjor (…). Është një humbje e madhe dhe e pakompesueshme lidhur me historinë kulturore të këtyre objekteve dhe vlera historike e të cilave e tejkalon dhe vlerën monetare”,, deklaroi Henrik von Achen.
Gjatë fundjavës më 11-13 gusht, një apo disa persona kanë arritur të hyjnë në muze nga kati i shtatë, me ndihmën e një skele të vendosur në muret e jashtme. Objektet e grabitura ishin zhvendosur përkohësisht për t’u vendosur në një vend më të sigurt. Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve. (J.V/Shuplaka)