Është hedhur shorti i fazës në grupe të kompeticionit më të lavdishëm europian, Uefa Champions League në Monaco të Francës.
Skuadrat më të mira, 32 ekipe, kanë njohur kundërshtarët e tyre në shortin që si gjithmonë përcaktoi 8 grupe me nga 4 pjesëmarrës.
Përveç hedhjes së shortit janë dhënë dhe çmime për futbollistët. “Sulmuesi më i mirë i vitit në Ligën e Kampioneve” nuk mund t’i shkonte askujt tjetër përveçse Kristiano Ronaldos, i cili mposhti Mesin, por ky i fundit tregohet mjaft “fair” duke e përgëzuar Ronalon për çmimin. (B.H/Shuplaka)