Të frikësuar për praninë e shumtë të tifozëve shqiptarë që mund të shkonin për ta ndjekur kombëtaren shqiptare në stadiumin e Shkupit, Federata e futbollit në Maqedoni e zhvendosi atë në Strumicë, me pretekstin e shmangies së incidenteve, shumë larg nga vendbanimet shqiptare (në kufi me Bullgarinë) dhe në një stadium me kapacitet deri në 6500 vende.
Mirëpo stadium “Mlladost” nuk ishte në gjendje për një ndeshje të tillë dhe prandaj maqedonasit futën edhe mjetet e rënda për të përmirësuar infrastrukturën për t’u justifikuar pranë UEFA-s.
UEFA dha ok por me sa duket dhe nga fotot që do shihni më poshtë stadiumi ku do të luajë Shqipëria ndaj Maqedonisë është në gjendje mjaft të armortizuar. Restaurimi me nxitim duket se ka anashkaluar standartet. (B.H/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2699″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]