21:37 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

55 kilogramë drogë në Memaliaj, arrestohen dy persona

09:20 | 16/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dibër/ Thasë të mbushur me drogë, policia arreston dy vëllezërit (emrat)

Në Memaliaj janë sekustruar nga policia 55 kilogramë drogë dhe janë janë arrestuar dy persona.   Në banesën e Petrit Jahait u gjetën 22 kilogramë drogë e llojit kanabis. Po kështu në mjetin e 20 vjeçarit me iniciale D.N u gjetën 33 kilogramë kanabis. 

DETAJE:

Policia e Gjirokastrës ka goditur dy raste të Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 55 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar dy persona. Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shetasit Petrit Jahai kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër është kryer kontroll.

Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të banesës së shtetasit Petrit Jahai, në fshatin Levan, Memaliaj nga shërbimet e policisë u gjetën të fshehura në shkurre disa qeska plasmasi, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 22 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit Petrit Jahai, 59 vjeç, banues në fshatin Levan, Memaliaj.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë dhe specialistët e seksionin të Hetimit të Narkotikëve në afërsi të një karburanti në qytetin e Tepelenës, automjetit me targa AA 375 RD i është bërë shenjë nga për të ndaluar por drejtuesi i automjetit ka ecur me shpejtësi në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre dhe në ambjentet e karburantit ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.

Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike.
Pesha totale e lëndës ishte 33 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.N., 20 vjeç.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elger Bajo, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij shtetasi në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprimetë mëtejshme. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: 55 kilogramedrogeMemaliaj
Pas

Rrihte nënën e tij, arrestohet 25-vjeçari në Elbasan

Para

Shpërthimi në metro në Londër, ISIS merr përsipër sulmin

Para
Kryeministrja May dënon sulmin në metronë e Londrës: Kishte si qëllim të shkaktonte dëm të konsiderueshëm

Shpërthimi në metro në Londër, ISIS merr përsipër sulmin

Discussion about this post

 



Të Fundit

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.