Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit të djeshëm në metronë “Pearsons Green”, në Londër.
Këtë e ka bërë të ditur ISIS përmes një deklarate për mediat, ku ka pranuar autorësinë e sulmit, ku mbetën të plagosur të paktën 29 persona, raporton BBC.
Për sulmin që ndodhi në një metro në Londër kryeministrja e Britanisë, Theresa May u shpreh se ishte vetëm një sulm frikacak. May theksoi më tej se ky sul kishte si qëllim të shkaktonte dëm të konsiderueshëm.
Policia Metropolitane e Londrës tha se një “pajisje improvizuese shpërthyese” është përfshirë nga flakët, në metronë e qytetit. (J.V/Shuplaka)