22:36 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BSH: Plakja e popullsisë dhe emigracioni po pengojnë kthimin e ekonomisë në potencial

18:31 | 14/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BSH: Plakja e popullsisë dhe emigracioni po pengojnë kthimin e ekonomisë në potencial

Ekonomia e vendit vijon të rritet poshtë potencialeve të saj dhe me shumë gjasë ky fenomen do të vijojë edhe në periudhën në vijim.

Banka e Shqipërisë referoi në raportin e fundit për zhvillimet ekonomike të tremujorit të tretë se, plakja e popullsisë, fenomeni i emigracionit dhe rritja e dobët e produktivitetit, do të vazhdojnë të jenë faktorë frenues në përshpejtimin e normave të rritjes potenciale.

Banka thotë se me gjithë tendencën përmirësuese, në terma afatmesëm, norma e rritjes potenciale do të vijojë të mbetet nën nivelin e para vitit 2009.

Në fillim të vitit 2017, popullsia ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare. Rënia në raport me pritshmëritë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej. Në të kundërt, të moshuarit po rriten me shpejtësi. Shqiptarët mbi 60 vjeç këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Kjo grupmoshë tani zë 18.8% të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në vitin 2011.

Pas një dekade, kur 50-vjeçarët e sotshëm do të dalin në pension, forca e punës do të pësojë tkurrje të madhe duke bërë, që ekonomia e vendit të mos ketë përparësi në këtë drejtim. Këto zhvillime do të diktojnë shumë shpejt tendencat e konsumit dhe shpenzimeve publike.

Shitjet me pakicë do të duhet të orientohen për shërbimet e moshave të vjetra, që nga ushqimet, veshjet dhe akomodimi, teksa shpenzimet e qeverisë nevojitet të zhvendosen nga shkollat tek qendrat e kujdesit social për të moshuarit.

Banka e Shqipërisë referon se, rritja potenciale rezultoi e reduktuar nga 6% në periudhën 2002-2009, në rreth 3% pas kësaj periudhe.

Gjithashtu, vlerësimet treguan se ekonomia u rrit nën potencial pas vitit 2008 dhe se hendeku negativ i prodhimit u thellua me kalimin e viteve, duke arritur diferencën maksimale në mesin e vitit 2015.

Thellimi i hendekut të prodhimit u shoqërua nga një rritje e normës së papunësisë mbi atë natyrore, nga një ngadalësim i investimeve dhe nga kontribute mjaft të ulëta të produktivitetit në rritjen ekonomike.

Vlerësimet kanë treguar se reduktimi i ritmit të rritjes ekonomike ishte kryesisht një fenomen strukturor. Si i tillë, ai u shkaktua nga ngadalësimi i ritmit potencial të rritjes ekonomike, si pasojë e kushteve financiare të pafavorshme dhe e nevojës për ndryshime të thella strukturore në ekonomi.

Ndërkohë që reduktimi reflektonte vetëm pjesërisht një fenomen ciklik, të shkaktuar nga kërkesa agregate e pamjaftueshme për të nxitur shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese të vendit, teksa fenomeni i plakjes së popullsisë dhe emigracioni shihet të kenë një rol madhor në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të vendit./monitor/

 

 

Etiketa: bshmonitorplakja e popullsise
Pas

“Rama censuroi këngën në RTSH”, reagon Kastro Zizo

Para

Shkarkimi i kreut të KQZ, publikohet shkresa që rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin

Para
Shkarkimi i kreut të KQZ, publikohet shkresa që rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin

Shkarkimi i kreut të KQZ, publikohet shkresa që rrëzon kërkesën e PS për Klement Zgurin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.