12:49 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I riu në burg për vjedhje edhe pse celulari ju gjet dikujt tjetër

22:45 | 22/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Gjitha
0
I riu në burg për vjedhje edhe pse celulari ju gjet dikujt tjetër

Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News në vijim të rastit të mbajtjes në paraburgim prej katër muajsh të një të riu pa prova ka paraqitur sot edhe qëndrimin e gjykatës së Krujës, e cila nuk ka pranuar të ndryshojë masën e arrestit për këtë shtetas.

Ky vendim ka ardhur megjithëse është paraqitur akt-ekspertimi i shenjave të gishtërinjve, që tregonte se këto shenja nuk i pirkisnin shtetasit Kristian Preçi.

Mbrojtja e ka cilësuar arbitrar këtë veprim dhe ka kërkuar në seancë përjashtimin e gjyqtares.

Situata ka vijuar në kufijtë e groteskut, kur disa ditë pas seancës në Krujë, kjo gjykatë me kërkesën e Prokurorisë së Krujës ka shpallur moskompetencën, duke e transferuar gjykimin në Durrës.

Gjithçka shndërrohet në absurd, ku nga provat e reja të administruara, celulari për të cilin akuzohej Preçi si vjedhës, i është gjetur një të mituri, i cili ndodhet në Durrës.

Por as gjykata e Durrësit nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë për Kristian Preçin, pasi ka pretenduar se Gjykata e Krujës nuk ka përcjellë aktet paraprake të dosjes. Dhe kështu është shtyrë seanca dhe Kristiani është rikthyer në qelitë e paraburgimit.

Historia e transmetuar në “BOOM” zë fill pak kohë më parë, kur në shtëpinë e Kristian Preçit, rreth orës 3 të mëngjesit kanë ardhur policët dhe kanë kryer ndalimin e tij, pasi një shtetase kishte bërë një deklaratë se i riu i kishte vjedhur një telefon.

Pas kontrollit të shtëpisë, nuk është gjetur asnjë mjet i tillë, megjithatë në proçesverbal, oficeri gjyqësor ka shkruar se është kapur në flagrancë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: boomi riu i denuar per vjedhjeKristian Prenci
Pas

Më shumë vëmendje për fëmijët autik!

Para

Grabitja me armë e supermarketit në Lezhë, Policia shoqëron 8 persona

Para
Grabitet me armë supermarketi në Lezhë, shuma që u mor

Grabitja me armë e supermarketit në Lezhë, Policia shoqëron 8 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Senati amerikan refuzon bllokimin e shitjeve të armëve për Izraelin

VIDEO/ Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni, piloti hidhet në ajër i sigurt

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.