Në Itali është shkatërruar një bandë prej 11 shqiptarësh që kryenin vjedhje në Milano. Mediat italiane bëjnë të ditur se karabinierët kanë arrestuar 10 prej tyre, ndërsa njëri është në arrest shtëpie.
Ata hynin nga ballkonet e shtëpive, këpusnin kangjellat dhe vidhnin lirisht. Pasi u gjetën edhe tre automjete ku shqiptarët fshinin sendet e vjedhura nisën dhe hetimet për të gjithë grupin. Falë telekamerave të disa shtëpive u arrit të identifikoheshin.
Krahas shtëpive, vidhnin edhe dyqane, bëjnë të ditur mediat italiane, ku theksohet se ky është një rast i përsëritur nga ana e bandave shqiptare.
(E.K/Faxweb)