Kryetari grupit paralamentar të LSI-së, Petrit Vaili ka deklaruar sipas agjencisë Franceze të Lajmeve se droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit janë bërë njësh me njëri-tjetrin.
Më tej Vasili shton se kjo qeveri sheh vetëm ERTV,njelloj si Iraku i Sadam Huesinit, që fliste me gjuhën e Ali Kimikut ministrit të propagandës, që thoshte se Sadami po fitonte luftën ndërkohë që ushtarët clirimtare amerikane po e arrestonin.
REAGIMI I PLOTË:
AFP foli, Ali Kimiku- kryeminister i Shqiperise nuk degjon nga veshet. AFP- Agjencia France Press thote qarte se droga po minon integrimin evropian te Shqiperise. Droga, krimi i organizuar dhe pushteti i kryeministrit jane bere njesh me njeri-tjetrin. Kete e thote e gjithe media me autoritare e botes.
Po kjo qeveri sheh vetem ERTV,njelloj si Iraku i Sadam Huesinit, qe fliste me gjuhen e Ali Kimikut ministrit te propagandes, qe thoshte se Sadami po fitonte luften nderkohe qe ushtaret clirimtare amerikane po e arrestonin. Ne e kemi Ali Kimikun tone ai eshte kryeministri dhe ERTV. AFP megjithese ka nje autoritet boteror te jashtezakonshem po rrezikon shume qe Ali Kimiku -kryeminister i kazanit te droges, ta shpalle edhe AFP si media kazani.
(M.Q/Faxweb)