Futbollistët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë bërë bashkë për të uruar festën e 28 Nëntorit. Në një fotografi që Graniti ka postuar në llogarinë e tij zyrtare në “Instgram” shfaqen dy fotbollistat e Arsenalit me njëri- tjetrin, në fushën e blertë, duke bërë shqiponjën më duart e tyre. E njëjta foto është postuar edhe nga Shkodran Mustafi.
“Shqiptarëve kudo që ndodhen, Gëzuar ditën e FLAMURIT. “ shkruan Xhaka, bashkangjitur fotos. Më herët futbollisti Granit Xhaka ka uruar festën me gruan e tij bukuroshe.
(M.Q/Faxweb)