16:35 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Provokimi i publicistit Mustafa Nano: Homoseksualiteti i shqiptarëve është dalluar nga të huajt, emrat nga veriu në jug

11:25 | 06/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Provokimi i publicistit Mustafa Nano: Homoseksualiteti i shqiptarëve është dalluar nga të huajt, emrat nga veriu në jug

Në një bisedë me Alda Bardhylin mbi librin e tij të ri ‘Sandwich’, publicisti Mustafa Nano thotë që homoseksualiteti i fshehur është dalluar nga të gjithë të huajt që kanë vizituar Shqipërinë. Nano është shprehur se edhe historianët kanë tentuar ta trajtojnë të njëjtën temë me një shpjegim ezaurues.

Më tej Nano theksoi se në linbrin e tij të fundit ka trajtuar dhe marrëdhënien e shqiptarëve me armët, të cilët sipas tij kanë një marrëdhënie erotike me to.

“Në ndryshim nga popujt e tjerë të Ballkanit, për të mos folur për popujt e tjerë të Europës, shqiptarët kanë një marrëdhënie erotike me armët, gati-gati lapërdhare me armët, nuk e kanë pasur serbët një gjë të tillë, nuk e kanë pasur as grekët.”- shprehet Nano.

 

BISEDA E PLOTË E VIDEOS

Udhëtarët e huaj që kanë vizituar Shqipërinë përtej karakterit të tyre të fortë kanë nënvizuar shpesh se ata janë burra të pashëm, ose burra të bukur?

Jo vetëm Bajroni, por në përgjithësi të gjithë udhëtarët e huaj jo vetëm anglezë, por edhe francezë apo të kombësive të tjera, kanë shquar tek portretet shqiptare pamjen fizike, nuk e di pse, na kanë shquar, sepse përveç veshjes kishte elementë somatikë, të pamjes së fytyrës, së trupit, të gjithë kanë folur për një trup të hajthëm të shqiptarëve, të lehtë, pa shumë bark, për burrat.

Ka historianë që flasin për një lloj homoseksualizmi të fshehur të shqiptarëve, sidomos në veriun e Shqipërisë?

Eh, në veri kjo është dalluar nga Hani, por ka edhe në jug, dhe në jug është dalluar nga Çelebiu në Gjirokastër, në Elbasan sigurisht, kjo lloj homofilie e fshehur mund të jetë dalluar edhe nga ca udhëtarë të tjerë, pastaj nga Lord Bajroni.

Në fakt një nga biografët më të mirë, shkrimtari Aleksandër Duma, nuk ngurron të tregojë që Ali Pashës nuk i pëlqente të mbante në harem vetëm femra, por edhe burra?

Dymaja nuk është se ka thënë që Ali Pasha ka qenë homoseksual, ka folur për një harem, po në haremet turke atëherë ka qenë pak komplekse, ka pasur edhe eunukë dhe Dymaja dhe ndoshta eunukët i ka marrë për burra të haremit.

Tek ky libër ju e thelloni më tej çështjen e konvertimit të shqiptarëve?

E kam bërë dhe tek ‘Pax Albanica’, por tek ‘Sandëich’ përpiqem të bëj një shpjegim ezaurues. Me këtë çështje janë marrë shumë vetë. Janë përpjekur edhe të bëjnë një shpjegim ezaurues. Është pak vështirë të shtosh gjëra, sepse në planin akademik ka një përpjekje shteruese prej kohësh.

Por unë jam ndalur tek një gjë që më duket e veçantë, që të tjerët nuk e kanë parë të udhës, që është marrëdhënia e shqiptarëve me armët. Në ndryshim nga popujt e tjerë të Ballkanit, për të mos folur për popujt e tjerë të Europës, shqiptarët kanë një marrëdhënie erotike me armët, gati-gati lapërdhare me armët, nuk e kanë pasur serbët një gjë të tillë, nuk e kanë pasur as grekët. Në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por edhe pak më vonë, udhëtarët që shkonin në Ballkan, shkonin gjithandej dhe nuk shihnin njerëz me armë me sup, vetëm shqiptarë me armë në sup, sidomos në pjesën e Çamërisë. Dhe kjo marrëdhënie me armën duhet marrë në konsideratë nga studiuesit dhe për ta parë si një faktor shpjegues të konvertimit, krahas faktorëve të tjerë. Në atë periudhë kush bëhej mysliman kishte të drejtë të mbante armë, madje edhe sheshit, dhe kush nuk bëhej mysliman e kishte të ndaluar të mbante edhe fshehurazi armë, sepse po të kapej me armë ishte një kundravajtje penale e rëndë dhe në këtë kuptim shqiptarët kanë preferuar më mirë, sipas meje, të konvertohen në një fe tjetër dhe të braktisin fenë e tyre të parë dhe të mos u hiqet e drejta për të mbajtur armë. Arma për ta ka qenë më e rëndësishme sesa marrëdhënia që ata kishin me fenë e tyre, edhe me fenë që ata kishin në fillim, me Krishterimin, por edhe me fenë që morën më pas. Arma ka qenë një element shumë i rëndësishëm i jetës shqiptare, i ethos së shqiptarëve, i vizionit të tij për botën dhe unë e konsideroj një faktor të rëndësishëm të konvertimit, këtë marrëdhënie të shqiptarëve me armët.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: homoseksualitetMustafa Nanoshqiptare
Pas

Tabaku sqaron me shifra, Ahmetaj ia shtron muhabetit. Ndërhyn Braçe: A ka mundësi zoti ministër?!

Para

Shehi: 260 mijë vende pune, gënjeshtër e madhe. Reagon Ahmetaj: Po të kisha marrë këshillat tuaja do kisha djegur Shqipërinë (DEBATI)

Para
Shehi: 260 mijë vende pune, gënjeshtër e madhe. Reagon Ahmetaj: Po të kisha marrë këshillat tuaja do kisha djegur Shqipërinë (DEBATI)

Shehi: 260 mijë vende pune, gënjeshtër e madhe. Reagon Ahmetaj: Po të kisha marrë këshillat tuaja do kisha djegur Shqipërinë (DEBATI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohen detaje nga SHBA për sulmin ndaj centraleve bërthamore iraniane

Mundësia e artë e Dinamos në Ligën e Konferencës për të rritur çmimin e sulmuesve

Pjeshka shtrenjtohet pas dëmeve nga ngricat e pranverës

Kolonjë/ Autoritetet marrin masa kundër murtajës, blegtorët me 47 mijë krerë bagëti

Vance: SHBA duan të arrijnë një marrëveshje afatgjatë me Iranin

Aksident i rëndë në rrugën Vlorë-Selenicë, një i plagosur rëndë

Teherani refuzon negociatat, bota kërkon ulje të tensioneve

Papa reagon, Irani kthehet drejt Rusisë. Ati i Shenjtë kërkon dialog, ministri i jashtëm iranian nesër në Moskë

Hegseth pas sulmit në Iran: Kur Trump flet, bota duhet të dëgjojë dhe tani kërkohet paqe

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”, Andoni: Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për kohë të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.