Në qytetin e Fierit është gjetur një kufomë në lagjen “Afrim”. “Fax News” raporton se kufoma është gjetur në një kanal, pranë një hoteli në lagjen “Afrim”.
Mësohet se viktima është 80-vjeçari Ali Duaj i cili ishte larguar mbrëmë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer në banesë. 80-vjeçari është gjetur nga familjarët pasi kanë kërkuar gjithë mëngjesin, se që prej mbrëmjes së djeshme nuk kishin asnjë të dhënë për të. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për këtë vdekje.
DETAJE:
Në datën 12.12.2017, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, në një kanal me ujë është gjetur pa jetë shtetasi, A.D, 80 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake e kryer nuk u konstatuan shënja dhune. Shtetasi A.D kishte probleme të vazhdueshme me tensionin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (J.V/Faxweb)