Sipas studimit të publikuar në Daily Mail, zbuloi se konsumimi i frutave agrume, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gojës, laring dhe kancerit të stomakut deri në 50 për qind.
Hulumtuesi Dr Katrine Baghurst tha: ‘Frutat e agrumeve mbrojnë trupin përmes vetive të tyre antioksiduese dhe duke forcuar sistemin imunitar, duke penguar rritjen e tumorit dhe normalizimin e qelizave tumorale.
“Ka prova të forta shkencore që tregojnë se këto atribute mbrojtëse mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit.
Hulumtimi u krye nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit të Australisë dhe u bazua në 48 studime ndërkombëtare mbi efektet shëndetësore të frutave agrume.
Dr Baghurst tha se nga të gjitha agrumet e kryesisht portokallët, kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve, të cilët ‘pastrojnë’ toksinat e dëmshme të quajtura radikale të lira.
Ai shtoi: “Ne kemi gjetur prova bindëse për efektet pozitive të konsumit të agrume në obezitetin dhe diabetin e tipit 2 sepse fruit ka nivel të ulët të yndyrës dhe kalorive”.(M.Q/Faxweb)