04:23 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Turistët në vend, pas polakëve, radhën këtë vit e kanë ukrainasit

08:34 | 04/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritet me 144% numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për pushime 6 mujorin e parë

Në 2017-n ishin polakët ata që “zbuluan” Shqipërinë. Agjencitë polake prenotuan që në dimër hotelet në Golem dhe në verë turistët zbarkuan në bregdetin shqiptar. Sipas INSTAT, për periudhën janar nëntor, Shqipërinë e vizituan 115 mijë polakë, me një rritje të ndjeshme prej 75% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ardhja e turistëve polakë nxiti dhe hotelet të bashkëpuninin dhe të fillonin dhënien e ofertave “all inclusive” (të gjitha të përfshira).

Interesi nga Europa Qendrore për të prenotuar në Shqipëri edhe këtë vit ka qenë i lartë. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menager i Happy Tours, pohon për Monitor se Kanë vijuar të prenotojnë çekët, sllovakët, shtetas nga vendet skandinave. Vihet re një numër në rritje i ukrainasve. Krahasuar me një vit më parë, ka rritje të prenotimeve në tërësi me 40%. Sipas z.Kasa, 90% e kapacitetit të hoteleve janë rezervuar që tani.

Një tjetër agjenci që ka hyrë këtë vit në tregun shqiptar është Alpitours nga Italia, e cila pritet të sjellë italianë, kryesisht në jug të vendit.

Por, interesi i lartë i turistëve nuk po gjen të njëjtën përgjigje nga  institucionet shtetërore.

Kasa thotë se problemi më i madh që kanë partnerët turistikë të Shqipërisë është infrastruktura. “Kjo infrastrukturë konsiston në rrugë me pluhur me baltë, me tregtarë ambulantë që shesin nëpër tezga. P.sh., zona e Golemit momentalisht është në një gjendje katastrofike, është hapur rruga, balta është e madhe. Europianoqendrorët që vijnë në këtë zonë, këtë vit do të mërziten n.q.s. do të shohin që nuk është bërë asgjë nga viti i kaluar”, pohon ai.

Sipas INSTAT, për 11 mujorin 2017, në Shqipëri hynë gjithsej 4.86 milionë shtetas të huaj, (me një rritje prej 7.8% me bazë vjetore), gjysma e të cilëve ishin për qëllime turistike.

Dukuria më tipike e vitit të kaluar ishte rënia e dukshme e turistëve nga Kosova, me 20%, apo rreth 400 mijë turistë më pak, si një dëshmi se problemet afatgjata të turizmit shqiptar herët a vonë do të ndikojnë negativisht dhe tek turistët e rinj, që sapo e kanë zbuluar Shqipërinë.

Për 11 mujorin, rritje të dukshme, përveç polakëve shënuan dhe italianët (40.7%), gjermanët (45.9%), maqedonasit (13.6%), anglezët (26%), grekët (21.1) etj./monitor

 

Etiketa: pas polakëveturistëtukrainasit
Pas

Dëbora zbardh një pjesë të vendit, dimër i acartë në veri dhe juglindje të vendit

Para

Eduard Shalsi sfidon kampionin e shahut: Se kisha menduar kurrë, i rezistova me 37 lëvizje

Para
Eduard Shalsi sfidon kampionin e shahut: Se kisha menduar kurrë, i rezistova me 37 lëvizje

Eduard Shalsi sfidon kampionin e shahut: Se kisha menduar kurrë, i rezistova me 37 lëvizje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.