Në Britani është arrestuar një 20-vjeçar pasi akuzohet për vrasje. Shqiptari akuzohet se ka vrarë një të ri nga Somalia. “The Sun” shkruan shqiptari është arrestuar sot dhe ai është Enton Marku, 20 vjeç, i cili ka dal përpara gjykatës i akuzuar për vrasje.
Ndërkohë, krimi është kryer nga shqiptari, në bashkëpunim me dy britanikë. Viktima është Khader Saleh, 25 vjeç, me origjinë nga Somalia.
Është raportuar se ai ka jetuar në Kullë Hamlet me gruan e tij dhe djalin e tyre dyvjeçar. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post