Kreu i Gruit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, e ka krahasuar ‘drejtësisë e re’ siç shprehet krymeinistri me palamat e thara në autostradë.
Vasili gjithashtu ka denoncuar gjendjen e palmave dhe investimin e shkuar dëm në autostradën Tiranë-Durrës, duke e quajtur dështim të qeverisë.
Reagimi i plotë:
Drejtesia “e re”, qe eshte thare si palmat ne autostrade.
Qindra milion leke para’ te shqiptareve u asgjesuan dhe u kthyen ne palma te thara ne autostraden Tirane -Durres.
Kryeministri bubullon e flet si daulle e care per gjithe dynjane po per fajtoret e ketyre palmave s’guxon te flase.
Kryeministri i lemerisur nga frika nuk flet per ata, qe i grabiten keto qindra milion leke,se ka frike per vete.
Mijra e mijra shqiptare kalojne ne autostrade perdite perpara krimit shteteror te kryeministrit.
Prokuroria e kapur nga kryeministri le te kaloje edhe ajo me makine perpara palmave te thara,le te rrije me duar te lidhura e le te rrije edhe me goje te mbyllur.
Ndaj mjaft më,me denglat e drejtesise se ” re,” qe eshte thare si palmat ne autostrade.
(M.Q/Faxweb)