Aktorja e famshme Charlize Theron ka befasuar me deklaratat e saj të fundit, teksa ka nxitur përdorimin e substancave narkotike.
Edhe ajo si shumë personazhe të tjerë të famshëm, ka pasur një periudhë të errët në jetën e saj ku është përballur me problemet e alkoolit dhe substancave narkotike.
Aktorja krahas këtyre probleme ajo vuan edhe nga kompleksi i moshës dhe e urren faktin që po plaket dhe sistemi i sa imuntar po dobësohet. Për këtë arsye mendon se konsumimi i rregullt i marijuanës do ta ndihmojë të përmirësojë metabolizmin.
Nëpërmjet deklaratës së saj ajo ka nxitur fansat dhe publikun të bëhen përdorues të kësaj bime.
Gjithashtu ajo ka shtuar se “Unë vuaj nga pagjumsia dhe jam me të vërtetë e interesuar dhe më mirë të hiqja pilulat e gjumit dhe të merrja marjuanë sepse më ndihmon të fle më mirë.
Blerja dhe konsumimi i saj është e lejueshme me ligj në Los Angeles dhe në pjesën jugore të Kalifornisë.
(M.Q/Faxweb)