00:11 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Romela Begaj e përlotur: Nuk mund ta ndjek çështjen, s’kam mundësi financiare, harxhova rininë për vendin

12:09 | 02/03/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Romela Begaj e përlotur: Nuk mund ta ndjek çështjen, s’kam mundësi financiare, harxhova rininë për vendin

Peshëngritësja Romela Begaj në një deklaratë mjaft të fortë bërë për mediat, mes të tjerash u shpreh se nuk mund ta apelojë vendimin për rezultatin e doping-ut.

Ajo tha se nuk i ka mundësitë financiare që të ndjek çështjen dhe se është e braktisur nga ana e shtetit. Romela u betua në kuran dhe në flamur, se ajo nuk ka përdorur asnjëherë substanca të ndaluara dhe sulmi ndaj saj vjen për shkak se Shqipëria është shtet i botës së tretë.

‘’Unë si Romelë nuk kam mundësi financiare ta çoj çështjen më lart. Shkova një herë vetëm e askush nuk erdhi nga pas të pyesë. Unë do e deklaroj kushdo të jetë i gatshëm të vijë të më marrë të shkojmë në gjyq të ballafaqohem, po unë nuk kam mundësi”, deklaroi ajo.

“Jemi vend i botës së tretë, më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka për një moment isha krenaria, sot në shi jam harruar e nuk jam më, ndaj unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla, kam harxhuar rininë që nuk blihet me lekë”- tha ajo.

Ajo deklaroi se “Deri në ditën e fundit betohem para Kuranit, flamurit popullit tim dhe i vë duart mbi këto gjera më të shtrenjta që kam, kam një emër Romela Begaj. Gjaku im është i pastër si zoti më ka krijuar, betohem për kuranin dhe dy njerëzit më të shtrenjtë që kamn në jetë se këto medalje i ka marrë me gjak, me bukë e pa bukë, kam sakrifikuar dhe gjithë sakrifica e familjes sime është kjo që kam”- tha ajo.

Ajo iu drejtua me një thirrje gjithë atyre që sot kanë lëshuar akuza. “Mos merrni pjesë në krim. Si keni familje, fëmijë dhe prindër i dhemb kur i hidhet poshtë djersa e gjaku. Unë jam këtu, gati për cdo verifikim. Jam kampionia e botës, e kam mundur një botë me pastërti, në 12 të natës të çohem prapë do ti mund”- tha ajo.

Çfarë ka ndodhur sipas jush?

Unë kam marrë medaljen dhe kam mundur botën e parë, kjo ka ndodhur. Jam e gatshme të provohem. Është e turpshme për mua të përflitem për diçka të tillë. Jam e gatshme për çdokënd që të më testojë.

 Se ka mundësi që keni rezultuar pozitive në të dyja testet?

Sepse jemi bota e tretë… Na duhet ndihmë, sepse në asnjë vend nuk hidhet sportisti si këtu.

A keni pasur mbështetje nga shteti Shqiptar?

Mbështetje nuk ka pasur sepse nuk do të shkonte gjendja deri këtu. Po të isha amerikane do ta kisha medaljen në qafë.

(E.K/FAXWEB)

https://www.youtube.com/watch?v=cfl3LtQluH0&feature=youtu.be

 

Etiketa: begajromela begaj
Pas

Meri zbulon horoskopin për muajin Mars: Ja shenja më “ters” e zodiakut

Para

Afati i fundit për pagesën e taksave të Bashkisë. DPTTV publikon njoftimin

Para
Afati i fundit për pagesën e taksave të Bashkisë. DPTTV publikon njoftimin

Afati i fundit për pagesën e taksave të Bashkisë. DPTTV publikon njoftimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.