Tekonologjia në prodhimin e pajisjeve të cilat përdorim çdo ditë avancon gjithnjë e më tepër. Televizorët, të cilët ndryshe nga vite më parë ku vinin të stërmëdhenj, sot po prodhohen gjithnjë e më të hollë.
Kompania “Tv-Two” mund të përcaktojë të ardhmen e aparaturave të televizorëve që ne kemi në shtëpi, me risitë e fundit që sjell në treg.
Efekti i saj është i dyfishtë, pasi përveçse funksionon si një televizion normal, ai është tërësisht transparent kur është i fikur dhe pas tij mund të vendosësh edhe sende dekorative.
Ky model është ende në fazën e prezantimit, ndërsa kompania bën me dije se ka filluar të pranojë edhe porositë e para.
(M.Q/Faxweb)
http://www.dailymotion.com/video/x6ftbcc