Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në konferencën e tij para mediave tha se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, nuk ka ndikim në rritjen e çmimeve.
Siç duket, bizneset nuk janë dakord me kreun e financave, duke sjellë një efekt zinxhir në të gjithë vendin.
Në Tiranë, Fier, Lezhë, Durrës, Korçë e Berat biznesi i vogël ka mbyllur qepenat, në shenjë proteste ndaj aksionit të qeverisë.
Në Lezhë, tregtarët janë takuar dhe me deputetët e opozitës që kanë shkuar në mbështetje të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=otu54Q9pD3U&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)