Një vrasës serial i dënuar, i cili mendohet se ka vrarë 60 vetë gjatënjë periudhe 5 vjeçare, ka pohuar se ai nuk është psikopat dhe se viktimat e tij u vranë në mënyrë efektive.
Luis Gregorio Ramirez Maestre, i njohur si ‘Monstruo de le Soga’ – përbindëshie litarëve – po vuan dënimin e tij në një burg të sigurisë së lartë në Valledupar, në departamentin kolumbian të Cesar.
Të gjithë viktimat e tij ishin shoferë taksish të moshës ndërmjet 19 dhe 30 vjeç dhe Maestre në mënyrë specifike zgjodhi burra me peshë më të vogël se 60 kilogramë.
38-vjeçari ushëtonte me shoferët e takasive në periferi të qyteteve, ku i do të mbyste duke i lidhur në litar.
Ai thotë se I lidhte shoferët e taksive me një pemë nga qafa, këmbët dhe krahët në një sistem të komplikuar që bënte që viktimat të mbyteshin.
Ai ka thënë disa herë se është pjesë e një grupi kriminal që i ka urdhëruar vrasje, por autoritetet janë shprehur të bindur se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.
Vrasësi do t’i shikonte viktimat e tij, ndërsa ato vdisnin ngadalë ngadalë. Ai shtoi: ‘Unë nuk mendoj se jam një përbindësh, pse? Për shkak të faktit që kam kryer kaq shumë vrasje?
“Jo, një përbindësh është ai që nuk sqaron gjërat dhe unë po veproj kështu”.
Vrasësi pastaj shpjegoi sistemin e komplikuar nyjë që ai përdorte për të vrarë viktimat e tij.
Ai besohet të ketë vrarë 60 njerëz në mes të vitit 2007 dhe 2012, megjithëse ai pranon vetëm 23 vrasje. (B.H/Faxweb)