Dy makina janë djegur në Llakatund të Vlorës gjatë natës në zonën e quajtur “Kthesa e Bushajve” në një distancë rreth 200 metra nga njëra tjetra.
Gazetarja e ‘Fax News’ Afrovita Hysaj raportoi se makinat janë djegur neë të njejtën kohë rreth orëve të para të mëngjesit, ndërsa policia nuk ka dhënë shumë detaje por dyshohet se djegia e mjeteve është bërë nga vetë pronarët e mjeteve.
Po hetohet nëse mjetet janë përdorur për të kryer aktivitete të pligjshme pasi zona e Llakatundit në Vlorë ka qenë një nga zonat problematike të kultivimit të kanabisit.
makinat jane djegur ne te njejten kohe. Dyshimet e para, djegie e qellimshme nga vete perdoruesit apo pronatlret e tyre
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=DJaR8Wf7MVk&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=jOJi6UeJoY4&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)