Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij nga holli i aeroportit të Rinasit, ka pranuar se procesi për hapjen e negociatave është vështirësuar.
Rama tha se vështirësia vjen qoftë edhe nga një vend i vetëm.
Rama nuk foli për shtetet që janë kundër, por tha se vendimi për hapjen e negociatave nuk është më në dorën e Shqipërisë.
“Gjithë ky pozitivitet, me përqëndrim maksimal për të kapërcyer këtë moment, për të mos mbetur këtu ku jemi. Do shohim si do përcaktohet rruga e mëtejshme pas kësaj drite jeshile. Mjafton një vend i vetëm që procesi të bëhet më i vështirë. Konkluzioni im është që jemi në një fazë dialogu intesiv. Më vjen shumë mirë që në Sofie është bërë një progres i rëndësishëm mes fqinjëve tanë, Maqedonisë dhe Greqisë. Në konteksin që jemi kjo është e rëndësishme sepse në këtë lloj familjeje, çdo gjë mund të përdoret si shkak apo si sepeb për të krijuar mjegull. Jemi në fushën e politikës, jo në fushën e diskutimeve faktuale. Pavarësisht faktit që kemi një raport shumë pozitiv dhe çdo ekpert në BE e pranon se asnjë vend nuk ka bërë kaq shumë para hapjes së negociatave, kështu që kush do të kapet mund të kapet.”-tha Rama.
(F.G/Faxweb.al)