23:51 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vazhdojnë negociatat për një takim mes Trump dhe Kim Young

18:08 | 29/05/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vazhdojnë negociatat për një takim mes Trump dhe Kim Young

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se një zyrtar i lartë koreano-verior është për vizitë në Nju Jork për bisedime që lidhen me një takim të nivelit të lartë mes zotit Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un. Zoti Trump e bëri njoftimin në Twitter ndërsa vazhdojnë negociatat për një takim të mundshëm mes presidentit amerikan dhe udhëheqësit koreano-verior.

“Kim Young Chol, Zëvendës Kryetari i Koresë së Veriut, është nisur për në Nju Jork”, shkruante Presidenti Trump në Tëitter

avën e kaluar, zoti Trump i dërgoi një letër Kim Jong Unit, ku thoshte se takimi i planifikiar për në 12 qershor, nuk do të mbahej, për shkak të “zemërimit të madh dhe armiqësisë së hapur”, që ishte shprehur në një deklaratë të udhëheqësit koreano-verior.

Por negociatat mes dy vendeve kanë vazhduar, mes së cilave bisedime të dielën në zonën e çmilitarizuar koreane.

“Kemi ngritur një ekip shumë të mirë për bisedimet me Korenë e Veriut. Aktualisht po flitet për takimin e nivelit të lartë dhe çështje të tjera”, tha zoti Trump të martën.
Zëvendës shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë, Joe Hagin dhe të tjerë nga administrata e zotit Trump shkuan të dielën në Singapor, vendi ku mendohet të mbahet takimi.

“Ata udhëtuan në Singapor për t’u marrë me përgatitjet logjistike”, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Zërin e Amerikës të hënën.

Para takimit Trump-Kim, presidenti amerikan ka gjithashtu në plan që të mbajë bisedime me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

“Ramë dakord të takoheshim para takimit të nivelit të lartë SHBA-Kore e Veriut”, tha zoti Abe në Tokio pas një telefonate të hënën me zotin Trump.

Presidenti Trump dhe Kryeministri Abe “konfirmuan gjithashtu domosdoshmërinë e realizimit të çmontimit të plotë dhe të përhershëm të armëve bërthamore, kimike dhe biologjike të Koresë së Veriut dhe programeve të raketave balistike”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Nuk është e qartë se kur ose ku do të takohen Presidenti Trump dhe Kryeministri Abe para takimit të Singaporit.

Edhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Joa-in mund të shkojë në Singapor muajin e ardhshëm për një takim trepalësh me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, tha një zyrtar i qeverisë në Seul të hënën.

Pas një takimi të papritur të shtunën mes Kimit dhe Moon Jae-init, presidenti koreano-jugor tha se udhëheqësi koreano-verior vazhdon të jetë i angazhuar për një gadishur korean pa armë bërthamore.

/VOA/

Pas

Tërheqja e protestuesve, Këlliçi: Ja pse do t’i shërbente Edi Ramës dhuna në protestë

Para

Dy gjyqtarë dhe një prokuror kanë radhën për të kaluar në ‘sitën’ e Vettingut

Para
Dy gjyqtarë dhe një prokuror kanë radhën për të kaluar në ‘sitën’ e Vettingut

Dy gjyqtarë dhe një prokuror kanë radhën për të kaluar në ‘sitën’ e Vettingut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.