Rustem Kazazi, 64 vjeç ka paditur Mbrojtjen Kufitare e Doganore në SHBA, me pretendimin se kursimet e tij prej 58 mijë dollarësh iu konfiskuan pa asnjë arsye 7 muaj më parë, e ende nuk i janë kthyer.
Ai ka rrëfyer se po kthehej në atdheun e tij Shqipëri, kur u ndalua nga forcat e Mbrojtjes Kufitare e Doganore në Aeroportin e Clevelandit.
Në një intervistë për Fox News, Erlad Kazazi, djali i Rustem Kazazit ka deklaruar se paratë nuk i janë kthyer ende.
MACCALLUM:Erald, ju falënderoj shumë që jeni me ne sonte. Çfarë po bënte babai juaj me gjithë atë sasi parash në një çantë?
ERALD KAZAZI, BIRI I RUSTEM KAZAZIT: Ai po planifikonte të bënte disa riparime në shtëpinë tonë në Shqipëri, gjithashtu ai dhe nëna ime gjithmonë kishin ëndërruar të blinin një shtëpi pushimi në bregdet, kështu që mund të pushonin atje kur ata dalin në pension.
MACCALLUM: Pra ai po i transportonte të gjitha paratë e veta të mbështjellura në letër dhe të vendosura në një çantë. Policia kufitare thotë paratë ishin fshehur në një mënyrë të çuditshme, se ata dyshonin se ai mund të jetë fajtor për një lloj kontrabande ose trafik droge ose pastrim parash. A ka qenë ndonjëherë i përfshirë në ndonjë krim të këtyre aktiviteteve babai juaj?
KAZAZI: Absolutisht jo. Ato akuza janë plotësisht të pabazuara. Ata kanë përmendur 3 akuza pa saktësuar për çfarë bëhet fjalë. Nuk ka prova, sepse asnjë nga këto kurrë nuk ka ndodhur. Tani për tani kemi parashtruar një kërkesë për kthimin e parave. Dhe meqenëse CBP ka humbur afatet e tyre për veprim të katërt, ne presim paratë, por nuk kemi asnjë informacion prej tyre. Ata morën paratë më 24 tetor, 2017, dhe ka qenë një proces i gjatë dhe i lodhshëm, që nga ajo kohë ne akoma kërkojmë që të na kthehen paratë.
MACCALLUM: Pra, cili është ndikimi në familjen tuaj për humbjen e këtyre parave?
KAZAZI: Është shkatërruese. Babai kishte në plan të bënte riparimin e shtëpisë në Shqipëri, ai kishte shërbime komunale dhe faturat për të paguar atje. Ai donte të shihte disa shtëpi në bregdetin e Adriatikut dhe të vendoste se cilën do të merrte për të dalë në pension.
MACCALLUM: Kur do t’ju dëgjojmë për hapat e ardhëshëm që do të ndërmerrni?
KAZAZI: Po shpresoj shumë shpejt. BKP duhet të kthejë paratë në këtë pikë. Ne nuk kemi bere asgje te gabuar.
Familja Kazazi, u zhvendos në Shtetet e Bashkuara pasi fitoi lotarinë në vitin 2005, duke u bërë shtetas amerikan 5 vite më vonë.
(M.Q/Faxweb)