Ditën e djeshme kanë luajtur ndeshjen e fundit të Botërorit, Arabia Saudite dhe Egjypti.
Të dyja skuadrat tashmë e dinin fatin e tyre pasi ata nuk kishin më shpresë për të vazhduar rrugëtimin në Botëror.
Goli i shënuar në fund nga Arabia Saudite, i cili përmbysi rezultatin, ka bërë që një kmentator egjyptian të ndihet keq dhe më pas të humbur edhe jetën.
Sipas “ The Sun” e cila i është referuar medias egjiptiane “Masrawy” , komentatori Mohamed është ndjerë keq pas golit të shënuar nga Al Mausarit.
Ai është transportuar menjëherë në spital, por mjekët e kanë patur të pamundur ta shpëtonin.
(E.T/Faxweb)