22:25 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush votoi në vend të Vangjel Tavos?!

16:42 | 06/07/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush votoi në vend të Vangjel Tavos?!

Mes debatesh të forta në seancë dhe protestës së artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve të ndryshëm, Kuvendi miratoi mbrëmë projektligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

75 deputetë votuan për shembjen e godinës pavarësisht thirrjeve të artistëve, intelektualëve, dhe qytetarëve të ndryshëm për të mos shkatërruar ‘xhevahirin’ e kulturës shqiptare.

Megjithatë pa kaluar shumë kohë, doli në pah dhe një skandal që e kompromenton votimin. Në listën e deputetëve që kishin votuar për shembjen e teatrit figuronte dhe deputeti Vangjel Tavo, i cili nuk ka marrë fare pjesë në votim pasi nuk ka qenë në sallë, ndaj dikush ka votuar në emrin e tij.

Por kush votoi në vend të Tavos?

Nga lista e bërë publike e deputetëve që votuan, mungon deputeti Robert Bitri. Ai edhe pse ka qenë në sallë dhe ka votuar nuk figuron në listën e 75 deputetëve që dhanë “ok” për shembjen e teatrit. Duhet pasur parasysh se në procesverbalin e fundit të Kuvendit të Shqipërisë rezulton se ka pasur 0 abstenime dhe 0 vota kundër.

Nga ana tjetër, PD dhe LSI  i kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për ta shpallur këtë votim të pavlefshëm pasi kemi të bëjmë me vjedhje votash.

“Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk kanë qenë të pranishëm’,” thuhet ndër të tjera në kërkesën e kryetarëve të grupeve parlamentare të PD dhe LSI.

Mbetet për tu parë nëse Ruçi do ta marrë parasysh kërkesën e opozitës dhe për ta shpallur votimin të pavlefshëm. Por përveç, kësaj falsifikimi i votës brenda tempullit të demokracisë do të ishte dhe rrënimi përfundimtar i kësaj të fundit.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

Etiketa: robert bitritavovotimi per teatrin
Pas

Kush është ‘Tani’ tregtari shqiptar i kokainës, që lëvizte vetëm me biçikletë dhe në këmbë

Para

Kushti, ‘O me ne, o me ata’, Gentian Zenelaj flet për sherrin me Julian Dedën

Para
Kushti, ‘O me ne, o me ata’, Gentian Zenelaj flet për sherrin me Julian Dedën

Kushti, ‘O me ne, o me ata’, Gentian Zenelaj flet për sherrin me Julian Dedën

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.