Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe është dërguar në zyrën e prokurorisë penale në Kastoria, pasi akuzohet për transportim dhe posedim të drogës për qëllime trafikimi.
Atij ju gjetën të paketruara 29 qese të kanabisit të papërpunuar me një peshë totale prej 129 kg dhe 970 gramsh.
Nga ana tjetër vazhdon ekzaminimi i telefonit të tij celular për të identifikuar pranuesit e kanabisit.
(E.V/Faxweb.al)