DASHI
Jeni shumë e shqetësuar rreth marrëdhënies tuaj me një person. Ju duket sikur keni gabuar në një hap, dhe po përpiqeni të rregulloni me çfarë të mundni. Harrojeni fare, dhe shikoni nga e ardhmja.
DEMI
Parashikohet një ditë e mbushur me aktivitet. Nëse jeni në shkollë, do të keni shumë detyra për të përfunduar, ndërsa nëse jeni në pune, do ju kërkohet më shumë nga sa mund të bëni.
BINJAKËT
Bëni kujdes me mënyrën e të folurit, sepse mund të lëndoni shumë njerëz. Tregohuni më i përmbajtur dhe veproni me durim ndaj personave të cilët mund t’ju kenë zhgënjyer.
GAFORRJA
Bëni kujdes me shëndetin sepse kohët e fundit mund ta keni lënë pas dore. Mos i anashkaloni testet dhe analizat, në mënyrë që të jeni në kohën e duhur për gjithçka.
LUANI
Sot ju duket sikur keni zhgënjyer disa persona të dashur. Nuk është koha për keqardhje, por për të menduar sesi mund ti korrigjoni gabimet tuaja. Keni shpenzuar shumë për gjëra të kota.
VIRGJËRESHA
Jo gjithçka ecën sipas planit, ndaj duhet të mësoheni ti pranoni edhe gjërat spontane. Prej disa kohësh jeni i përqendruar te financat tuaja. Kjo po ju pengon që të mendoni edhe për gjëra të tjera të rëndësishme.
PESHORJA
Disa njerëz po e shfrytëzojnë për keq natyrën tuaj të sinqertë. Kjo është dita që të reflektoni mbi ata njerëz të cilët ditëve të fundit ju kanë zhgënjyer. Është më mirë pa shoqëri sesa në shoqëri të keqe.
AKREPI
Prej disa ditësh po tentoni të nxirrni natyrën tuaj të vërtetë, por diçka po ju pengon. Edhe pse ju nuk i shikoni pengesat si probleme të vërteta kësaj here po mendoheni gjatë. Ekziston mundësia që dikush të përpiqet t’ju frenojë.
SHIGJETARI
Jeni në mëdyshje për të realizuar apo jo një udhëtim. Dëshira është e madhe, por mundësitë të vogla. Veproni ashtu siç ju thotë zemra, por kini parasysh edhe pasojat.
BRICJAPI
Beni kujdes me financat sepse keni shpenzuar më shume nga sa keni fituar. Mania për të blerë më shumë gjëra nga sa ju nevojiten mund t’ju fusë në borxhe.
UJORI
Do të përballeni me disa keqkuptime sot, por nëse jeni i vëmendshëm, do ti kaloni me lehtësi. Parashikohet situate e mirë në raportet tuaja sentimentale, por përpiquni të jeni i fokusuar në disa gjëra që keni lënë pas dore.
PESHQIT
Parashikohet një ditë e qetë për ju sot, por nga mbrëmja mund të merrni pjesë në ndonjë aktivitet të paplanifikuar që mund t’ju gëzojë. Do të ndiheni i frymëzuar për të çuar përpara projektet tuaja.
Discussion about this post