07:17 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Korrigjimi i kufijve” precedent i rrezikshëm që çon në luftë Ballkanin? Thaçi: Ja si do realizohet, mund të përdoret nga vende të tjera

15:27 | 15/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Korrigjimi i kufijve” precedent i rrezikshëm që çon në luftë Ballkanin? Thaçi: Ja si do realizohet, mund të përdoret nga vende të tjera

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pëmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar sërish në lidhje me marrëveshjen që pritet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu rikthyer idesë së tij për “korrigjim të kufijve”.

Ai këtë herë ka patur një mesazh për “skeptikët” që thonë se një ide e tillë do ta çonte Ballkanin drejt destabilitetit.

Thaçi thotë se kjo nuk do të ndodhë dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për “korrigjimin e kufirit” do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Madje, ai shkon edhe më tej kur deklaron se ky rast do të mund të përdoret në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë.

Postimi i plotë:

Mesazh për skeptikët e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë:

Lufta për liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, pavarësia e mbikëqyrur dhe shtetndërtimi, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë. Në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por, këto shqetësime dolën të pasakta. Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë. Edhe ky shqetësim doli krejtësisht i pasaktë.

Çuditërisht, edhe sot kur Kosova e ka të hapur mundësinë për të arritur marrëveshje paqësore me Serbinë, rrufeshëm dhe nga shumë drejtime, ngritën shqetësime të paqëndrueshme. Skeptikët, sot përsëri janë bërë bashkë për të kundërshtuar opsionin real të korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë. Me lehtësi përhapin frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe thellim të ndarjes etnike në Ballkan. Krijojnë panik dhe mjegull duke i trilluar të njëjtat argumente, njësoj sikurse në prag të shpalljes së pavarësisë.

Unë kam konsideratë të lartë për të gjithë ata që në mënyrë racionale janë të përfshirë dhe të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë. Ndërsa, ata që po kundërshtojnë duke prodhuar vetëm frikë, me keqardhje u them se janë të gabuar.

Marrëveshja paqësore e bazuar në korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në rast se arrihet, do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë, Kosovës i siguron njohjen formale nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe i hapë rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Marrëveshja paqësore e forcon stabilitetin duke mbyllur vatrën e fundit të konfliktit në Ballkan.

Prandaj, skeptikët e kësaj marrëveshjeje mund t’i siguroj që tani se nuk do të ketë korrigjim të kufirit përgjatë vijave etnike, nuk do të ketë eksod të popullsisë dhe as efekt domino. Për më tepër, kjo marrëveshje paqësore do të vendosë një gur të rëndë mbi të ashtuquajturën “Kuti e Pandorës”, e cila këto ditë po përfolët me shumë pasion. E nëse dikush patjetër argumenton dhe i referohet një marrëveshjeje eventuale të korrigjimit paqësor të kufirit si precedent, atëherë ky rast vërtet do të mund të përdoret në të ardhmen si një precedent pozitiv i domosdoshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërshtetërore vetëm në mënyrë paqësore dhe jo me luftë. HTH

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: Hashim Thacikosovakufijte
Pas

“Lasgush vëlla, sa paske ndryshuar!” ‘shpërthen’ gallata në rrjet pas prezantimit të Air Albania

Para

U përplas nga makina para dy ditësh, 11-vjeçari nga Fieri ndërron jetë në në spitalin e Traumës (DETAJET)

Para
U përplas nga makina para dy ditësh, 11-vjeçari nga Fieri ndërron jetë në në spitalin e Traumës (DETAJET)

U përplas nga makina para dy ditësh, 11-vjeçari nga Fieri ndërron jetë në në spitalin e Traumës (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.