22:56 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

613 kilogramë kokainë, Xhafaj flet për ekstradimin e Arbër Çekajt

12:31 | 11/10/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
613 kilogramë kokainë, Xhafaj flet për ekstradimin e Arbër Çekajt

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në ambientetet e Task-Forcës Speciale, pas një takimi me Presidentin e Policisë kriminale gjermane, BKA.

Pas prezantimit të punës së përbashkët që do të ndërmarrë me policinë gjermane, ministri Xhafaj u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania, pas kapjes së sasisë së madhe të drogës të kapur në kamionin me banane në Maminas.

Xhafaj tha se “tani nuk është çështje më esktradimi por cështje hetimi të përbashkët. Është punë e përbashkët”.

“Ka një ndryshim në këtë gjë. Nuk është çështje ekstradimi më, por hetimi të përbashkët dhe mbetemi këtu se nuk më takon mua. U takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë kriminale gjermane.”

Arbër Çekaj po hetohet në dy shtetet për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në lidhje me kapjen e kokainës u arrestua shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.

Në 28 shkurt në një kamion që transportonte banane u zbuluan 613 kilogramë kokainë të fshehura në një dysheme të dyfishtë të mjetit.

Në atë kohë kamioni u lejua të kalonte procedurat doganore, ndërsa ndërhyrja u realizua në magazinat e Çekajt. Ky i fundit mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa është ndaluar më pas në shtetin gjerman.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Fatmir Xhafaj
Pas

Është biznesmeni më i pasur i kontinentit, rrëmbehet në mënyrë të mistershme 43-vjeçari

Para

Klasifikimi i ri, një shqiptare në listën e femrave më seksi të botës (Foto)

Para
Klasifikimi i ri, një shqiptare në listën e femrave më seksi të botës (Foto)

Klasifikimi i ri, një shqiptare në listën e femrave më seksi të botës (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.