05:16 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Urdhri për t’i nxjerrë nga zyra, kreu i Shoqatës së të Përndjekurve: Qeveri armiqësore, njësoj si në komunizëm

14:07 | 19/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Urdhri për t’i nxjerrë nga zyra, kreu i Shoqatës së të Përndjekurve: Qeveri armiqësore, njësoj si në komunizëm

Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë Nebil Çika në një intervistë për ‘Fax News’ me gazertarën Mirilda Tili ka folur mbi shkresën e Ministrisë së Drejtësisë, dërguar kësaj shoqate ku i kërkon të dalin nga zyra që ndodhet përballë kryeministrisë.

Ministria e Drejtësisë e justifikoi këtë me arsyetimin se ‘vë në rrezik sigurinë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionari Publik të Vettingut’.

Por kreu i shoqatës beson se nuk është kjo arsyeja e vërtetë, por lidhet me shkaqe politike.

“Mua më duket tendecioze dhe politike dhe kam arsye ta besoj. Ne jemi këtu, nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrrtar, asnjë lloj komunikimi zyrtar”, tha ai.

Çika deklaroi se zyra e shoqatës ndodhet aty me vendim të Këshillit të Ministrve dhe për ta shpërngulur prej andej duhet përsëri një VKM tjetër, dhe kjo nuk mund të bëhet përmes një shkrese të Ministrisë së Drejtësisë.

Ai e konsideroi urdhrin e  Ministrisë së Drejtësisë  si urdhrat e dëbim-internimit që u bëheshin njerëzve tanë gjatë diktaturës ku të ashtuquajturit armiq të komunizmit nxirreshin nga banesat dhe pronat e tyre, burgoseshin, dëboheshin e internoheshin në fshatrat e humbura e të izoluara me të njëjtin motivacion që Ministria e Drejtësisë na kërkon ne largimin nga zyra: Cenonin sigurinë e institucioneve dhe drejtuesve të diktaturës komuniste.

“ Shkelja e ligjit dhe mungesa e kominikimt është e jashtëzakonshme më e keqe se në diktaturë. Ditën është model i njëjtë me dënimet e  arrestimet në kohën e diktarturës. Ata akuzoheshin se cënonin sigurinë të udhëheqësve komunist kjo ishte arsyeja që i degdisnin në fshatra, e njëjta gjë edhe sot ikni ku të doni na thonë, ky ësghtë urdhri. Kjo është e papranueshmë për ne dhe të gjithë shqiptarët, nuk ndryshojnë aspak në raport me ne. Kjo është një qeveri armiqësore”, tha Nebil Çika.

Kjo shkrese e Ministrisë së Drejtësisë mbërriti vetëm dy ditë pasi kryetari i Shoqatës i dërgoi një letër të hapur Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku ku denoncoi bllokimin nga Prokuroria e Krimeve të Renda e regjistrimit dhe të hetimit të kallëzimit penal për krime kundër njerizimit dhe gjenocid.

Çika tha se kjo shtresë trajtohet si armiqësore nga ana e qeverisë edhe sot. Ai ceku edhe yllin komunist të kryeministrit, që sipas tij është një provokim i hapur.

“Ylli komunist është i hapur një provokim ndaj neve ndaj shqiptarëve”, tha ai duke shtuar se nëse qeveria mendon se ata janë kërcënim për sigurinë e institucioneve atëherë duhet të krijojë kushte për lëvizjen e tyre.

“Nëse ata mendojmë që cënojmë sigurinë e institucioneve, ata duhet të na krijojnë neve kushte, një zyrë, të na japin diku tjetër që ne të vazhdojmë punën dikut jetër”, tha Nebil Çika ndër të tjera.

Intervista e plotë:

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Nebil Cika
Pas

Nuk e heq nga gishti prej kohësh, zgjidhet misteri i unazës së zezë të princit Harry

Para

Fotot/ Në avion që në katër të mëngjesit, Ilir Beqajn e ”këput” gjumi, ministri udhëton me ‘business class’

Para
Fotot/ Në avion që në katër të mëngjesit, Ilir Beqajn e ”këput” gjumi, ministri udhëton me ‘business class’

Fotot/ Në avion që në katër të mëngjesit, Ilir Beqajn e ''këput'' gjumi, ministri udhëton me 'business class’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.