10:17 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U paralajmërua se do qëllohej me snajper nga një ish-polic, Salianji: Cili mund të jetë qëllimi i vërtetë

16:24 | 21/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputeti i PD-së nxjerr listën me emra: Ja kush i bleu votat në Korçë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar për ‘Fax News’ në lidhje me kërcënimin e bërë publik në drejtim të tij nga një i burgosur nga Burgu i Fushë Krujës, i cili në një letër të shkruar me dorë thotë se deputeti do të qëllohet me snajper nga një ish-punonjës policie.

Salianji tha për ‘Fax News’ se letra paralajmëruese ka kohë dhe ai e shikon këtë paralajmërim kërcënues si një përpkjekje për intimidim se sa një kërcënim real për jetën e tij.

Ai tha se bëhet fjalë për një të burgosur i cili e ka paralajmëruar se ai do të qëllohet me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli, ish-punonjës i Policisë, me origjinë nga Parrruca Shkodër, i liruar nga burgu më 21/ 01/ 2016”.

“Nuk është se nuk i kam parashikuar, mund të jenë forma intimidimi, përpjekje e qeverisë”, tha ai.

I pyetur nëse ndihet vërtetë i kërcënuar dhe se çfarë është bërë nga institucionet shtetërore në lidhje me këtë letër paralajmëruese, Salianji tha se beson se bëhet fjalë vetëm për një përpjekje për ta intimiduar dhe për këtë as nuk ka kërkuar mbrojtje nga institucionet. Sipas tij çështja po hetohet nga institucionet.

“Unë nuk di të them nëse është kërcënim real,  kjo është çështje e institucioneve, nuk më bën përshtypje, besoj se është një përpjekje për intimidim, përpjekje të qeverisë që nuk trembin as sorrat.

Po hetohet për këtë çështje por nuk kam asnjë të dhënë tjetër. Nuk shoh ndonjë gjë të rrezikshme përveç se një përpjekje për intimidim, nuk e njoh as nuk kam asnjë lloj kontakti me këta persona. Letra ndaj meje nuk më duket çështje me rëndësi publike”, tha Salianji.

Në letrën në fjalë thuhej se personi qw do vriste Salianjin bashkëpunon me anëtarë të bandës së Lulzim Berishës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.

Më poshtë do të gjeni një pjesë të letrës si dhe depozitimin e bërë të rastit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe SHISH.

(b.h/Faxweb)

Etiketa: ervin salianjiletra kercenuese
Pas

Euro 2020, Shqipëria mund të përballet me Kosovën. Si mund të shpëtojmë nga një ‘luftë’ vëllezërish

Para

Deklarata e fortë e aleatit të Bashës: Opozita duhet të jetë në Kuvend

Para
Deklarata e fortë e aleatit të Bashës: Opozita duhet të jetë në Kuvend

Deklarata e fortë e aleatit të Bashës: Opozita duhet të jetë në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.