Vrasja e gazetarit Saudit në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi ka tensionuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Arabisë Saudite.
Megjithatë prishja e marrëdhënive mes dy vendeve duket se nuk do të ndodhë, pavarësisht se CIA kishte vlerësuar se prapa kësaj vrasjeje qëndronte Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
Pas thirrjeve të përsëritura nga anëtarët e Kongresit për një përgjigje të fortë të SHBA, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis e informuan Senatin në një takim me dyer të mbyllura, mbi vrasjen e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll në 2 tetor, por edhe luftën civile në Jemen.
“Vrasja në tetor e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Turqi ka rritur prezencën në Capitol Hill, por edhe grumbullimin e mediave. Por degradimi i lidhjeve amerikano-saudite do të ishte një gabim i rëndë për sigurinë kombëtare të SHBA dhe aleatëve të saj”, ka shkruar Pompeo në një postim. (B.H/Faxweb)