01:12 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Frika ruan vreshtin”, studenti i Juridikut: Ti hiqet doktoratura Ulsi Manjës, ja si do të përshkallëzohet protesta në Janar!

10:01 | 21/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Frika ruan vreshtin”, studenti i Juridikut: Ti hiqet doktoratura Ulsi Manjës, ja si do të përshkallëzohet protesta në Janar!

Yllhan Hoxhaj, student në vitin e tretë pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës ka qenë sot i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, për të treguar sesi do të vijojë më tej protesta studentore.

Ai ka treguar dhe problematikat që ndeshen në fakultetin ku ai studion, teksa është shprehur se turi i ”dialogut” të kryeministrit Edi Rama është një farsë, pasi në të marrin pjesë të rinjtë që nuk kanë qenë pjesë e protestave 17 ditore.

“Unë jam në vit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë, problematikat me të cilat ndeshemi janë nga më të shumtat. Ka pedagogë që nuk janë në nivelin e duhur, dhe nuk arrijnë të përçojnë dijet e nevojshme. Doktoraturat që janë dhënë nga ky fakultet, kemi parë doktoraturën e Ulsi Manjas që thotë frika ruan vreshtat. Ky nuk është punim shkencor, i bëj thirrje dekanatit që kjo doktoraturë të hiqet.

Kam miq që jetojnë në konvikt dhe kushtet janë të mjerueshme. Nuk kanë as ngrohje, dushet nuk punojnë, tualetet janë të përbashkëta. Studentët e ekselencës duhet që ti kenë notat 10:00, unë kam një mesatare mbi 9 dhe derimë tani nuk kam përfituar asgjë. Në universitet mund të kemi dhe nota për përmirësim, pasi program është shumë i ngjeshur, po kjo nuk na bën ne studentë ngelës, ashtu siç është shprehur kryeministri”, u shprej Hoxhaj në Fax News.

Ndërkohë sa i takon akuzave se protesta është marrë peng nga përfaqësues të politikës, ai e mohoi këtë fakt duke thënë se marrja e fjalës ka qenë e lirë për këdo. Hoxhaj ka treguar se sot do të jetë dita e fundit e protestës për këtë vit, dhe në Janar do të nisin ngujimet në fakultetet përkatëse nga studentët.

“Në janar ne do të ngujohemi në fakultetet përkatëse, ne nuk duam që të mos bëjmë mësim, ne kërkojmë që të dëgjohet zëri ynë për kërkesat që tashmë i kemi bërë publike. Ne kemi 16 ditë që qëndrojmë dhe e kemi kaluar proven, kështu që protesta nuk do të shuhet”, përfundoi studenti.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Blerësi italian i drogës ‘zbërthehet’ në Gjykatë: Moisi Habilaj mbrohej nga një njeri me pushtet, bizhuteritë i blemë…

Para

Shkarkohet kreu i gjykatës së Beratit/ Nuk kalon sitën e Veting-ut

Para
Edmond Islamaj kalon Vettingun, figurë e pastër

Shkarkohet kreu i gjykatës së Beratit/ Nuk kalon sitën e Veting-ut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.