Sot ishte dita e 99-të e protestës së banorëve të Astirit nga ku kanë marrë edhe një vendimi që të mbjellin disa pemë për të zëvendësuar, siç thonë ata, pemët e shkulura nga bashkia për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re.
Banorët kanë paralajmëruar se në qoftë se pemët që kanë mbjellë dhe do të mbjellin gjatë ditëve në vijim, shkulen nga bashkia, ata që e bëjnë këtë akt sipas tyre do ta paguajnë me gjak duke iu drejtuar kryebashkiakut Veliaj me fjalët “guxo dhe preke”.
Ndërkohë protestuesit kanë vendosur që njërës nga pemët e mbjella ti vendosin emrin e Ardit Gjoklajt i cili mbeti i vdekur në landfillin e Sharrës ndërsa punonte për të siguaruar të ardhura që të mbante familjen.
Ata kanë hedhur akuza të forta kundër kryeministrit Rama dhe Erion Veliajt të cilin e akuzuan si vrasësin e Ardit Gjoklajt.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post