Paraditja e sotme i ka gjetur në protestë banorët e zonës së Lezhës.
Mësohet se dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugën kryesore, duke bllokuar pjesën e superstradës, ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë, ku ka programuar atje disa takime.
Kjo është protesta e parë, që pason atë të 16 shkurtit, kur protestuesit e thërritur nga opozita e bashkuar qëndruan mbi 5 orë para zyrës së Ramës me thirrje për largimin e tij.
Kujtojmë se në fund të asaj proteste, Basha njoftoi për protestën që do të mbahet ditën e enjte.
Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë vendosur që të djegin mandatet e tyre, duke thënë se prania në Kuvendin e kapur nga krimi duhet të marrë fund.