Kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit për njohjen me masë vlerësimi katër protestuesit, të cilët u ndaluan pas protestave në Patos dhe Roskovec.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Mirëpo një tjetër incident është shënuar mëngjesin e sotëm, ku kreu i PD-së Luan Baçi nuk është lejuar që të hyjë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Ai ka pasur dhe një komunikim me punonjësit e policisë, të cilët i kanë komunikuar vendimin.
Pavarësisht insistimit të Baçit për të gjetur arsyen e refuzimit të hyrjes së tij në Gjykatë, policët i janë përgjigjur “kemi urdher nga shefi”, “fol me shefin”.
Ndërkohë që në një denoncim të mëtejshëm, Baçi është shprehur se shumë nga qytetarët që kanë qenë pjesë e protestave po kërcënohen nga ana e policisë, dhe shoqërimet vijojnë ende.
(E.K/FAXWEB.AL)