23:49 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Djegia e mandateve pengon integrimin”, delegacioni i BE-së mesazh para protestës së opozitës

12:50 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Sigurinë duhet ta japë KQZ”, ambasadori Soreca: Opozita të reagojë pa dhunë

Delegacioni i BE-së në vendin tonë ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që do të mbahet nesër, teksa bën thirrje për shmangien e akteve të dhunës. BE shprehet se djegia e mandateve pengon integrimin, dhe se nevojitet urgjent që palët të ulen dhe të gjejnë konsensus mes tyre.

Reagimi i plotë:

Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. 

Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.

Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.

 

Pas

”Ai djali që merrni ju nëpër gojë..”, deputetja e sapofutur në Kuvend kapet me Zhejin: U përdora politikisht!

Para

“Olta Boka ylli që nuk shndriti kurrë”, reagon këngëtarja: Kejsi më detyrohej një shpjegim

Para
“Olta Boka ylli që nuk shndriti kurrë”, reagon këngëtarja:  Kejsi më detyrohej një shpjegim

"Olta Boka ylli që nuk shndriti kurrë”, reagon këngëtarja: Kejsi më detyrohej një shpjegim

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.