22:33 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protestuan para Drejtorisë së Policisë, lirohen 10 nga 16 të arrestuarit

21:12 | 21/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protestuan para Drejtorisë së Policisë, lirohen 10 nga 16 të arrestuarit

Pas protestës së ditës së sotme, Policia shoqëroi në Komisariat 16 protestues 10 prej të cilëve sapo janë lënë të lirë.

Banorët e Astirit protestuan përpara godinës së Drejtorisë së Policisë Tiranë nga ku kërkuan lirimin e Dorian Protoduarit i cili u arrestua gjthashtu në orët e pasdtiës pasi kishte marrë pjesë në protestën e opozitës.

Ata gjithashtu kërkuan edhe lirimin e protestuesve të tjerë të cilët sipas tyre mbahen në qeli në mënyrë të padrejtë.

Mësohet se Protoduari nuk është në mesin e personave që janë lënë të lirë pasi masa ndaj tij do të jepet 72 orë pas ndalimit, ndërkohë familjarët dhe banorët e Astirit kanë deklaruar se protesta e tyre do të vijojë.

Bëhet me dije se në total janë 29 persona të proceduar penalisht 6 prej të cilëve janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:

– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dorian protoduariLIROHN 10 TE ARRESTUARprotesta e Astirit
Pas

Shkrumbohet nga flakët makina, mendohet se mund të jetë përdorur për…(video)

Para

Video/ Danimarka ndërshkon Kosovën në minutën e 91

Para
Video/ Danimarka ndërshkon Kosovën në minutën e 91

Video/ Danimarka ndërshkon Kosovën në minutën e 91

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.