Moderatori Kelvi Kadilli nuk do të jetë më pjesë e “Pop Culture”.
Lajmin e ka dhënë vetë Kelvi në një intervistë për “Vizionin e Pasdites”, ku u shpreh se çdo gjë ka fazën e vetë dhe deri këtu ishte rrugëtimi i tij me këtë emision.
“Pop Culture nuk do e bëj më, kjo është e sigurt. Nuk do e bëj më sepse mendoj që çdo gjë ka fazën e vetë”, u shpreh Kelvi.
Moderatori zbuloi se nga shtatori do e shohim me një projekt të ri dhe do të ketë shumë surpriza.
Nuk e dimë nëse ai do të qëndrojë në Top Channel, apo ka marrë ndonjë ofertë rë mirë nga ndonjë televizion tjetër.
Kujtojmë se pak ditë më parë moderatori u bë pjesë e të gjitha medieve rozë dhe komenteve në rrjetet sociale, për shkak të deklaratës së tij të papërshtatshme se 90% e femrave në Shqipëri janë kurva.