02:14 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme”, Meta: Mungesa e “Kartës së Studentit” e pajustifikuar

15:53 | 12/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zbatimi i ligjit të arsimit të lartë ka probleme”, Meta: Mungesa e “Kartës së Studentit” e pajustifikuar

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë një aktiviteti në një Universitet privat, ku vlerësoi sot paradite me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore foli edhe për ligjin e arsimit të lartë.

Në fjalën e tij Meta theksoi se protesta e studentëve që nisi në dhjetor tregoi se ky ligj ka probleme për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare, të duhur për një funksionim më të mirë dhe më cilësor e më të aksesueshëm të universiteteve publike.

“Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, tha Presidenti.

Pjesë nga fjala e Metës:

Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.

E kemi të domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, jo vetëm në mjediset universitare e shoqërore, por edhe në ato politike, duke qenë gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht.

Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të duhur për një funksionim më të mirë dhe më cilësor e më të aksesueshëm të universiteteve publike.

Reforma në arsimin e lartë dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse dhe duhet të synojë krijimin e kushteve të duhura për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe njëkohësisht të përdorimit dhe menaxhimit të burimeve të brendshme njerëzore dhe financiare të universiteteve në mënyrë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika.

Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës.

 Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune, që plotësojnë pritshmëritë e tyre dhe që zhvillojnë në mënyrë të qëndrueshme ekonominë e vendit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir metaligji i arsimit te lartereforma ne arsim
Pas

Operacion policor në Elbasan, kapen me drogë 6 persona ( EMRAT)

Para

Koha për udhëtime…Por kujdes, sepse të kesh para cash me vete, nuk mjafton!

Para
Koha për udhëtime…Por kujdes, sepse të kesh para cash me vete, nuk mjafton!

Koha për udhëtime…Por kujdes, sepse të kesh para cash me vete, nuk mjafton!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.