22:40 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Në 21 Janar ishte në krye të grupit të zjarrit, tani kandidon për Bashki/ Gazetari: Ka rrëfyer te PS-ja…

14:35 | 13/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në 21 Janar ishte në krye të grupit të zjarrit, tani kandidon për Bashki/ Gazetari: Ka rrëfyer te PS-ja…

Agron Malaj, i njohur ndryshe si ish-gardisti i 21 Janarit ashtu siç dihet është kandidatura e socialistëve për Bashkinë e Matit.

Edhe pse me rol aktiv dhe drejtues të grupit të zjarrit, Malaj u katapultua shumë shpejt në nivele drejtuese të PS-së, ndërsa njëherësh fitoi dhe pafajësinë në Gjykatë.

I gjithë ky lartësim u figurës së tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nga gazetari Flamur Vezaj, i cili ka zgjedhur që të publikojë informacione rreth rolit të Malajt në 21 Janar.

Vezaj thotë se Malaj ka rrëfyer te PS-ja atë që ndodhi dhe po shpërblehet me poste të larta.

Postimi i Vezajt:

“21 Janari” dhe ish-gardisti Malaj!
###
#Me urdherin nr.28/1 te dates 21 janar 2011 te firmosur nga Komandanti i Gardes Ndrea Prendi eshte caktuar “grupi i zjarrit” ne rast nevoje gjate demonstrates se opozites se atehershme, sot ne mazhorance! Ne kete grup ishin caktuar gardistet: Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj qe ishte edhe eprori i tyre qe kishte ne vartesi edhe grupin e snajperisteve! Kater nga pesë gardistët e grupit të “zjarrit” kanë shkrepur 118 plumba luftarakë, ne ajer dhe disa drejt turmës së demonstruesve (nuk jane perfshire ketu plumbat e “Kallashnikovev”)! 
#Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues te armeve “MP5” dhe pistoletave, me gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë ka rezultuar se:
#Komandanti Ndrea Prendi ka qelluar 14 plumba luftarake me pistoleten personale (qe me pas e modifikuan)!
#Gardisti  Agim Llupo ka shkrepur 44 plumba luftarak me dy arme te llojit “MP5”, 
#Gardisti Gazmend Ahmetaj ka qelluar 46 plumba luftarake me armen e tij “MP5”,
#Gardisti Mark Nikolli ka shkrepur 18 plumba luftarka nga arma e tij “MP5”,
#Gardisti Sadik Çela ka shkrepur 10 plumba luftarake nga arma “MP5”!
#Gardisti Agron Malaj edhe pse drejtues dhe anetar i grupit te zjarrit NUK kishte shkrepur armen personale “MP5” asnjehere! 
#Keto te dhena i keni edhe ne vendimet e Gjykates dhe deshmite e plota! 
#Agron Malaj u arrestua me 8 shkurt 2012 me urdher te prokurorise si i dyshuar per vrasjet!
#Me 11 shkurt 2012 Gjykata e Tiranes i caktoi masen e sigurise “arrest me burg” me afat 30 dite bashke me 3 gardistet e tjere, vec A.Llupo!
#Me 11 Mars 2012 Gjykata e Apelit i ndryshoi masen ne “detyrim per paraqitjeje” nga ajo e burgut me afat!
#Me 20 Shtator 2012 Gjykata e Larte le ne fuqi vendimin e Apelit per Agron Malaj dhe shoket e tij! 
#Gjate fazes se hetimit pyetet tre here bga prokuroria dhe perfundimisht lirohet nga masa dhe nuk i ngrihet akuZe!
#Ne Tetor te 2013 Agron Malaj pyetet ne Gjyjakaten e Tiranes ne procesin gjyqesore ndaj kolegeve duke mbrojtur komandantin N.Prendi dhe shoket, ku nder te tjera pate thene se “une dhe koleget kemi respektuar ligjin e perdorimit te armeve dhe ne respektim te ligjit eshte vepruar perballe demonstruesve”! 
#Me 26 tetor 2013 me urdher te Sajmir Tahirit shkarkohen disa gardiste mes tyre edhe Agron Malaj!
#Ne shkurt te 2014 Agron Malaj emrohet drejtor i OSHEE-se per Divizionin e Burrelit!
#Ne Mars 2015 Agron Malaj zgjidhet kryetari i PS-se ne Burrel! 
#Ne Maj te 2019 Agron Malaj propozohet nga Partia Socialiste si kandidate per kryetar te Bashkise se Burrelit! 
##
P.S. Agron Malaj ka rrefyer te PS-ja (me fjale jo prova) ngjarjen e “21 janarit” dhe cfare ndodhi ne kryeministri ate dite e me mbrapa me urdherat, pamjet filmike, debatet…etj etj dhe u shperblye, keshtu qe mos u cudisni se “jetojme ne Shqiperi”! 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron malajmalaj per bashkine e matit
Pas

Presidenti Meta viziton familjen e majorit Tanushi: Ushtarak me vlera dhe patriot!

Para

”U largua si hajdut nga drejtoria e policisë”, PD akuzon Lleshajn: Ka pamje filmike se…

Para
”U largua si hajdut nga drejtoria e policisë”, PD akuzon Lleshajn: Ka pamje filmike se…

''U largua si hajdut nga drejtoria e policisë", PD akuzon Lleshajn: Ka pamje filmike se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.