Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ishull Lezhë pasi një 40-vjeçar është spërkatur me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se si pasojë e djegies Nikolin Gjolaj ka ndërruar jetë dhe ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.
Nga raportimet paraprake për Faxweb.al mësohet se viktima njihet si person me problem mendore.
Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)