Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka deklaruar sot se Gjermania dhe Kosova janë duke u përgatitur për takimin bilateral ku do të diskutohet për liberalizim të vizave.
Këto komente Heldt i bëri gjatë një vizite në Novobërdë, ku është restauruar Kalaja e Artanës.Ai pohoi se për këtë çështje ka pasur bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detajet tjera të pajtimit që kanë pasur kryeministri Haradinaj dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, do të ketë një takim të radhës.